Aktualitet

Durrësi nuk gjen qetësi nga moti i keq/ Izolohen 30 familje, e gjithë lagja në "pushtetin" e ujit prej 72 orësh

Banorët e kësaj lagjeje që ndodhet vetëm 5 metra nga rruga kryesore e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të prezencës së shtuar të ujit. 

22 Nëntor 2022, 10:24 Nga a.l
Durrësi nuk gjen qetësi nga moti i keq/ Izolohen 30 familje, e
Përmbytje në Durrës

DURRËS- Një nga lagjet kryesore të plazhit në Durrës ndodhet ende në "pushtetin" e ujit. Prej më shumë se 71 orësh 30 familje në këtë lagje janë izoluar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara gjatë ditës së djeshme në qarkun e Durrësit. Banorët e kësaj lagjeje që ndodhet vetëm 5 metra nga rruga kryesore e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak të prezencës së shtuar të ujit. 

Në Portin e Durrësit, anijet e peshkimit nuk kanë vijuar aktivitetin e tyre deri në një urdhër të dytë për përmirësim të kushteve të motit. Përmirësimi i kushteve të motit pritet pas orës 10:00 të datës 23 nëntor 2022 dhe deri atëherë autoritetet do të jenë në monitorim të vazhdueshëm të situatës deri në rikthimin në normalitet./ Dosja.al

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll