Aktualitet

Përmbytjet/ Banorët e ish-Kënetës protestojnë: Neve po na përmbytin ujërat e zeza

Banorët tregojnë se tubacionet nuk kanë kapacitet për të përballuar fluksin e ujërave të shumta si dhe ujërat e zeza për t’i përcjellë në kanal.

22 Nëntor 2022, 10:49 Nga A.B
Përmbytjet/ Banorët e ish-Kënetës protestojnë: Neve po
Protesta

DURRËS-Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur. Ata kanë dalë në një protestë për të theksuar dhe kanë pasur prej shumë kohësh shqetësim për ujin i cili futet në oborret e tyre. Ata theksojnë se uji është një përzierje e ujërave të shiut me ujërat e zeza. 

Ata tregojnë se tubacionet nuk kanë kapacitet për të përballuar fluksin e ujërave të shumta si dhe ujërat e zeza për t’i përcjellë në kanal. Ndërkohë shqetësimet e tyre përcillen me indiferencë nga pushteti lokal. Edhe kur vijnë përfaqësuesit zyrtarë, ata përsëri nuk zgjidhin problem, thonë banoret. Shirat kanë rifilluar dhe ankthi i banorëve që bashkëjetojnë me ujërat në oborre dhe banesa, duket se do të vazhdojë gjatë.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive./Dosja.al

 

permbytet shqiperia 2022 proteste te ish-keneta

Sondazh

Poll