Aktualitet

'E gjithë qeliza aty rritet'/ Eksperti i Industrisë Ushqimore: Mishi i pulës në laborator më i shijshëm, bëhen sipas kërkesës së konsumatorit

Eksperti u shpreh se në laborator, mishit i hidhen të gjitha vitaminat, lëndët minerale dhe protesinat duke plotësuar kështu kërkesat e konsumatorit. 

22 Nëntor 2022, 11:12 Nga a.l
'E gjithë qeliza aty rritet'/ Eksperti i Industrisë
Abdyl Sinani

TIRANË- Eksperti i Industrisë Ushqimore, Abdyl Sinani thotë se thotë se mishi i pulës i krijuar në laborator është më i shijshëm sesa ai bio në natyrë, pasi sipas tij ai pltëson të gjitha ato që kërkohen në orgazmin e njeriut. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, Sinani u shpreh se në laborator, mishit i hidhen të gjitha vitaminat, lëndët minerale dhe protesinat duke plotësuar kështu kërkesat e konsumatorit. 

"Në vitin 2015 kanë filluar të bëhen provat e para në laboratoret për mishin, duke marrë nga muskujt e pulës, ose të mishit të gjallë, i dërgojnë në reaktorët bioaktiv ku pastaj bëhet mishi. E gjithë qeliza aty rritet, vetëm mishi dhe ky mish, ndryshe nga ai në natyrë, plotëson të gjitha ato që kërkohen për organizmin e njeriut. Hidhen vitaminat, hidhen të gjitha lëndët minerale, proteinat, bëhen ashtu sipas kërkesës që ka konsumatori. Ndërsa, te pularitë në natyrë nuk i arrin dot këto, pularitë kanë edhe rrezikun e salmonelës dhe sëmundjeve të tjera. Kjo rregullon edhe shijen shumë të mirë të mishit, nuk mungon fare shija, bëhet më e shijshme. Detyra e parë është shija, që ta pëlqejnë njerëzit, më pas vijnë konsistencat, vijnë cilësitë që ka brenda dhe sesi do ta përdorësh",  theksoi ai. 

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vlerësuar se mishi i rritur në laborator i një kompanie në Kaliforni, është i sigurt për t’u ngrënë.

abdyl sinani

Sondazh

Poll