Aktualitet

Zbardhen fshatrat e Korçës, bie bora e parë në Juglindje

Fshati turistik i Dardhës gjithashtu edhe mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora.

22 Nëntor 2022, 10:50 Nga I.A
Zbardhen fshatrat e Korçës, bie bora e parë në Juglindje
Bore

KORÇË- Reshjet e para të borës kanë rënë edhe në Korçë. Mësohet se zonat më malore në Korçë janë zbardhur gjatë natës. Deri më tani fatmirësisht nuk ka dalë asnjë problematikë në akset rrugore. Fshati turistik i Dardhës gjithashtu edhe mbrëmjen e djeshme është prekur disa minuta nga bora.

Mëngjesin e sotëm situata pas përmbytjeve të djeshme duket më e qetë në disa qarqe të vendit, ndëra në disa të tjera vijon të ketë prezencë të ujit në toka bujqësore apo në disa banesa të cilat më të prekura kanë qenë ato të qarkut Shkodër. Deri në një moment kur situata nga përmbytjet në rrugë të jetë e sigurt, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në 14 shkolla kryesisht në zonën e Shkodrës, për shkak të vështirësive të krijuara nga përmbytjet masive.

permbytet shqiperia 2022

Sondazh

Poll