Aktualitet

Iu shkrumbua banesa/ Çifti i invalidëve në Korçë mbetën në ‘qiell të hapur’, apeli: Me sakrifica i kemi bërë plaçkat, shteti të na ndihmojë

Jeta Dyli rrëfen momentin e ngjarjes teksa thotë se zjarri nisi nga mbrapa godinës ndërsa të dy ajo dhe bashkëshorti ndodheshin brenda.

22 Nëntor 2022, 10:25 Nga A.B
Iu shkrumbua banesa/ Çifti i invalidëve në Korçë
Gruaja

KORÇË- Mbrëmjen e djeshme, banesa e një çifti invalidësh u shkrumbua. Ngjarja ndodhi në fshatin Kuç i Zi. Zjarri i rënë shkrumboi totalisht shtëpinë e çiftit të moshuar ndërsa falë reagimit të shpejtë te bashkëfshatarëve ata i shpëtuan flakëve.

Jeta Dyli rrëfen momentin e ngjarjes teksa thotë se zjarri nisi nga mbrapa godinës ndërsa të dy ajo dhe bashkëshorti ndodheshin brenda. Ajo deklaron se familja e tyre që trajtohen me pension invalidi e kanë të pamundur të kryejnë rikonstruktimin e banesës së djegur dhe ajo dërgon apel tek shteti.

"Shteti po të ketë mundësi të na ndihmojë, se ne jemi të dy me KEMC, jemi të sëmurë. Me sakrifica i kemi bërë plaçkat që të jetonim, por u dogjën…” Nuk dimë as ne si erdhi, na shpëtuan komshinjtë. Dy çupa kemi ne (qan). Kërkojmë ndihmë për të na rregulluar shtëpinë, se të gjitha janë djegur, vetëm TV e lavatriçe arritën të nxirrnin. Me fukarallëk, me zi hamë një kafshore bukë. Jam e verbër, e operuar jam, asgjë nuk rregullojmë dot vetë”, thotë kryefamiljarja Jeta Dyli.

Komshinjtë e të moshuarve shprehen të tronditur për ngjarjen teksa tregojnë dhe momentet kur banesa ishte përfshirë nga flakët. Të moshuarit ngelën në mes të rrugëve në këtë fillim dimri, ndërkohë që fqinjët e tyre i bëjnë apel shtetit që t’i vijë në ndihmë.

“E papritur ndodhi se dimë nga erdhi.  Ishte ora 5 u ngritën komshinjtë që panë flakët, se ata nuk shohin. Të verbër janë të dy, ndërsa gruaja është e operuar nga zemra. Kafshoren e bukës ua kemi dhënë ne, bashkëfshatarët sa rriti çupat. Apel i bëjmë shtetit të vijnë sa më parë, të strehohet zonja me të shoqin, sa më parë të vijnë se është koha me sahat tani (dimër)”, tha një grua, fqinje e familjes Dyli.

Një tjetër banor i kësaj lagjeje që është fqinj me të moshuarit, tregoi se kishte telefonuar zjarrfikësen por erdhi 1 orë me vonesë. 

"Thirri djali tha hajde se ka rënë zjarr tek Adri. Dola tek avllia, të tërë po thërrisnin. Flaka ishte e madhe, lajmëruam zjarrfikësen. Prit ne të vijë e s’ka. Lajmërimi është dhënë në kohë, por erdhi me vonesë. Me këtë vonesë që erdhi, mbi një orë”, tha një fqinj.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se u shkaktua nga një shkëndije elektrike. Nuk dihet fati i çiftit të invalidëve, pasi deri më tani askush nuk është ofruar për t'i ndihmuar. / Dosja.al

digjet shtepia ne korce

Sondazh

Poll