Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër/ Banorët e fshatit Kuç: Kemi nevojë për bukë! Kanë dalë ujrat e zeza në sipërfaqe

Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndihmën e shtetit. Ata thonë se në vitin 2010 ishin paralajmëruar paraprakisht për përmbytjet që do të shkaktoheshin ndërsa tani ata u gjenden përballë një situatë të re dhe uji vërshoi me shpejtësi drejt banesave të tyre duke shkatërruar gjithçka.

22 Nëntor 2022, 10:20 Nga e.k
Përmbytjet në Shkodër/ Banorët e fshatit Kuç: Kemi
Pamje nga përmbytjet në Shkodër

SHKODËR- Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet e dy ditëve të fundit që përfshinë vendin për shkak të reshjeve të shiut. Për momentin situata paraqitet e qetë por dëmet janë kolosale në banesat e fshatit Kuç, i cili ishte dhe më i prekuri ditën e djeshme pasi lartësia e ujit arriti deri në 1 metër dhe rrugët ishin të kalueshme vetëm me varka dhe zetorë. 

Banorët e fshatit shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndihmën e shtetit. Ata thonë se në vitin 2010 ishin paralajmëruar paraprakisht për përmbytjet që do të shkaktoheshin ndërsa tani ata u gjenden përballë një situatë të re dhe uji vërshoi me shpejtësi drejt banesave të tyre duke shkatërruar gjithçka.

“Dëmet që janë shaktuar tek ne janë të pa llogaritshme, mobiljet e paisjet, divanë frigoriferë e ushqimet të gjitha. Na ka bastisur uji për një orë e gjysëm, ka hyre rreth 6-7 cm ujë në shtëpi. Nuk ka ardhur asnjë të na sjelli ndihma. Kemi dalë prej këtu kemi lënë shtëpitë prej dy ditësh. Bagëtitë i kemi në ujë. Në vitin 2010 ka ardhur më gradualisht, jemi lajmëruar ndërsa këtë radhë për një orë e gjysëm ka hyrë uji në shtëpi. Apeli jonë për shtetin është të vinë të na ndihmojnë sepse kemi mbaruar", tha një banor.

“Dëmet janë shumë, nuk e dinim kur do vinte uji, na ka ardhur për dy orë dhe ka përmbytur çdo gjë. Përveç kryetarit bashkisë nuk ka ardhur asnjë njeri të na sjelli një bukë apo një shishe ujë. Kanë ardhur dhe me makina ushtarake të nxjerrin njerëzit por kemi nevojë për ujë, për bukë, na është mbytur çdo ushqim i bagëtive. Hidrocentrali ndikoi në përmbytje përderisa erdhi uji për dy orë. Apeli im për shtetin është që ti vinë në ndihmë komunitetit, kanë ardhur me makina të ushtrisë por për sa i përket emrgjencave ne duam ushqime, duam ujë sepse është përmbytur çdo gjë. Çdo mbeturinë, çdo banjë, çdo gjë ka dalë jashtë. Vijnë ata për të paguar dritat, si vjen kur unë dy herë kam prishur 20 milionë lekë mall. Ky është realiteti”, tha një tjetër banor.

Deri më tani përllogaritet se rreth 1600 hektarë tokë bujqësore është në ujë në Qarkun e Shkodrës. Dëmi në banesa përllogaritet të jetë i lartë dhe banorët i kanë sytë nga shteti për ndihmë. Uji ka nisur të tërhqiet por rreziku vijon të jetë ende ekzistent ndërkohë që tashmë dëmi është bërë.

permbytet shqiperia 2022 shkoder

Sondazh

Poll