Gjendet pas 15 vjetësh në liqen kufoma e italianit, u zhduk pasi u martua me shqiptaren 22 vite më të re (DETAJE)
2 Shtator 2019, 16:09Nga DOSJA
ITALI– Trupi i italianit Rosario Tilotta është gjetur pas 15 vitesh në makinën e tij brenda liqenit Iseo në Itali.
Italiani ishte zhdukur pa lënë gjurmë në vitin 2004 në moshën 59-vjeçare dhe prej asokohe nuk kishte asnjë lajm prej tij.
Makina e tip Ford Fiesta u gjet rastësisht nga dy zhytës, të cilët sapo e pikasën denoncuan rastin tek autoritetet, që më pas gjendën brenda mjetit edhe kufomën.
Rosario Tilotta jetonte në Scanzorosciate, në provincën e Bergamos. Ai lindi në Tunizi nga një baba sicilian dhe një nënë toskane. Transferimi në provincën e Bergamos ndodhi në vitet 1960.
Në një prononcim për Corriere della Sera, vëllai i tij Diego, 79 vjeç, komentoi gjetjen e trupit të Rosarios.
“Jam i bindur që ai ishte në gjendje të keqe. Ai shkonte me prostituta dhe një shqiptare e solli në shtëpi. Kur shiti pjesën e pasurisë së tij, mori paratë dhe nuk u shfaq më kurrë. Herën e fundit që e pashë kishte një prerje nën faqe. Ai më tha të hiqja dorë kur e pyeta se çfarë i kishte ndodhur. Pas ca kohësh, u përpoqa të kontaktoja me të dhe nuk mund ta gjeja më. Shkova te karabinierët, por asgjë.”.
Por kush është shqiptarja që frekuentonte viktima?
Gruaja shqiptare quhej Elva Kurti. Ajo ishte martuar me Rosario Tilotta pak para vdekjes së tij. Gruaja ishte 22 vjet më e vogël se ai. Në 10 mars të vitit 2005, Kurti lindi një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Roberto. Më pas të dy u zhdukur pa asnjë gjurmë.
Tashmë autoritetet kanë nisur punën për nxjerrjen e makinës nga liqeni për të zbuluar më pas edhe shkakun e vdekjes së italianit.
TIRANË– Këngëtari Roland Hysi është në mbështetje të fondacionit “Syndrome Down Albania”, të cilët zhvilluan një protestë kundër deputetit dhe nënkryetarit...
TIRANË– Përfaqësues të fondacionit “Down Sindrome Albania” mbajtën pasditen e sotme një protestë paqësore kundër nënkryetarit të Kuvendit Myslim Murrizit, ...
Durrës- Një orë më parë u nxorr e pajetë nga plazhi i Golemit një turiste sllovake e moshës 86-vjeçare e quajtur Apolonia Sholtysova nga qyteti Kezmarok...
Sarandë- Mesditën e sotme është gjetur i pajetë në një banesë në Lukovë të Sarandës, vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, Uliks Gjinarari. Dyshohet se vdekja e ti...
Memaliaj: Me prangat në duar, i veshur me bluzë të kuqe, pantallona të shkurta dhe atlete, kështu është arrestuar nga policia Arjan Shahaj 35 vjeç, i cil...
Memaliaj- Krimi brenda familjes tronditi sërish vendin. Paraditen e sotme në fshatin Shalë në Memaliaj, pas një sherri verbal, djali vrau babanin me sëpatë. Vik...
KRUJË- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Thumanë. Sipas burimeve paraprake, mësohet se dy mjete janë përfshirë në aksident, ndërsa njëra makinave...
Gjirokastër– Lirohet nga burgu ish-Drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, Armand Mamani, në Gjirokastër,i cili u arrestua një ditë më parë pasi u a...