Aktualitet

“Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike”, fondacioni “DSA” protestë kundër Murrizit për komentin diskriminues

2 Shtator 2019, 15:43 Nga DOSJA
“Jep dorëheqjen dhe kërko falje publike”, fondacioni

TIRANË– Përfaqësues të fondacionit “Down Sindrome Albania” mbajtën pasditen e sotme një protestë paqësore kundër nënkryetarit të Kuvendit Myslim Murrizit, për fjalorin diskriminues të përdorur nga ky i fundit në rrjetet sociale.

Me pankarta në duar, përfaqësues të këtij fondacioni kërkojnë që deputeti Myslim Murrizi të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqjen.

Kërko falje publike”, “Murrizi jep dorëheqjen”, shkruhet në pankartat e protetuesve, krahas të cilëve qëndron edhe këngëtari Roland Hysi. 

Një nga vajzat e pranishme në protestë i bëri thirrje edhe kryeministrit Edi Ram që të bashkohej me ta, në momentin që ky i fundit kaloi me eskortën e tij për t’u futur në Parlament. 

Por Rama vijoi i qetë rrugën e tij.

Vetëm pak ditë më parë Dosja.al pasqyroi komentin diksriminues që nënkryetari i Kuvendit bëri në profilin e tij në Facebook. Me një fjalor krejt të pacensuruar, Murrizi ofendoi një prej qytetarëve i cili e kritikoi virtualisht për një status, duke e ka quajtur ‘doën’ që është emri i një sindrome. 

Termi ‘down’ në çdo vend të botës cilësohet si term diskriminues. Nënkryetari i parlamentit fyeu shumë rëndë një komentues duke harruar se shkeli një nga të drejtat kryesore të njeriut, atë të qenit i barabartë. Kjo gjë ka bërë që sot përfaqësues të fondacionit “DSA” të ngrihen në protestë. 

(f.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet down syndrome albania myslim murrizi protesta e dsa kunder murrizit roland hysi down syndrome albania myslim murrizi protesta e dsa kunder murrizit roland hysi

Sondazh

Poll