Politike

VIDEO-Babë e bir humbën jetën nga moti i keq, Berisha vizitë në familjen Rushaj

Berisha shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve. 

21 Nëntor 2022, 15:06 Nga A.B

VIDEO-Babë e bir humbën jetën nga moti i keq, Berisha vizitë

SHKODËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë mortore rë familjes Rushaj në Shkodër, dy pjestarët e së cilës humbën jetën nga përmbytjet. Berisha shprehu ngushëllimet për humbjen e jetëve. 

'Meritoni çdo respekt, u këput shumë para kohe jeta e tij dhe jeta e djalit. Dhimbje shumë e thellë por dhe emrin e kujtimin i ka lënë, njeriu jeton me këto. 

Shikoni si është bërë Lumi i Shalës tani, duikur nuk fliste njeri për të sot është bërë një yll. Kam shkuar një herë në breg të Lumit me Ali Spahinë, i shkuam bajraktarit na priti shumë mirqë por në atë kohë ishte 95-sa nuk kishte rrugë, infrastrukturë. Ishim në njëfarë mënyre, ne u dërgonim miell me makinat e ushtrisë, në dimër u limin miellin, kaq ishte ndihma. Një vit më vonë në Gjermani takoj tre vëllezër këta ishin nga Kosova me mbiemër Shoshi, këta kishin një fabrikë moderne në Gjermani. I thashë pse keni mbiemrin Shoshi, më tha jemi nga Shoshi, tha shkuam edhe për të parë mos gjejmë shenjë që kemi qenë aty por shkuam edhe për të ndihmuar me diçka. Me të drejtë më thanë nëse nuk bëhet rriga, ndërtimi I rrugëve, ndërtimi I infrastrukturës, kemi bërë mjaft por më tepër duhet bërë. Të rrioni e ta kujtoni Pjetrin bashke me djalin. Zoti ju forcoftë, për gëzime mas sodit.'- tha Berisha. 

Ditën e djeshme kryefamiljari Pjetër Rushaj dhe dhe djali i tij 14 vjeçar humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e ujit të përroit në Malësinë e Madhe.

 

sali berisha

Sondazh

Poll