Sport

Kupa e Botës/ FIFA gati të arkëtojë të ardhura rekord, Infantino zbulon shifrën

2.95 milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi sot FIFA, duke shtuar se turneu pritet të arrijë një shifër rekord prej 7.2 miliardë eurosh

20 Nëntor 2022, 22:26 Nga DOSJA

Kupa e Botës/ FIFA gati të arkëtojë të ardhura rekord,

KATAR- 2.95 milionë bileta janë shitur për Kupën e Botës në Katar, njoftoi sot FIFA, duke shtuar se turneu pritet të arrijë një shifër rekord prej 7.2 miliardë eurosh. Këto janë të ardhurat e krijuara në katër vjet nga federata ndërkombëtare e futbollit dhe tejkalojnë vlerësimin fillestar me një miliard.

Presidenti Gianni Infantino u gëzua para 211 anëtarëve të FIFA-s për arritjen e këtyre shifrave pavarësisht Covid-it dhe krizave të ndryshme në zhvillim në mbarë botën. Katari ka shitur tashmë më shumë bileta se Rusia, e cila shkoi në 2.4 milionë në Kupën e Botës 2018.

Tifozët nga Katari, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, India dhe Brazili janë ata që blenë më shumë bileta.

E.Ç (Dosja.al)

fifa kupa e botes infantino

Sondazh

Poll