Sport

VIDEO/ Presidenti i FIFA-s falënderon Edi Ramën në hapjen e Botërorit: “Shqipëria ishte e vetmja që na hapi dyert”...

“I vetmi vend që tha sillini tek ne, sepse ne e dimë çdo të thotë të vuash e të largohesh nga vendi, ishte Shqipëria.”

20 Nëntor 2022, 21:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Presidenti i FIFA-s falënderon Edi Ramën në hapjen e

KATAR - Në konferencën për shtyp, një ditë para ceremonisë së hapjes së Kupës së Botës “Katar 2022”, numri një i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërmjet të tjerash ka folur edhe për mikpritjen që Shqipëria u ofroi disa futbollistëve afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre për t’i shpëtuar terrorit të muhaxhedinëve. Ndërsa kritikoi mjaft vende të Bashkimit Europian, ai deklaroi se miku i tij Edi Rama, njëherësh Kryeministër i Shqipërisë, u tregua i gatshëm dhe hapi dyert e vendit të tij për të strehuar emigrantët afganë.

“Ata duhet të mikpriteshin, pasi ishin 160 e jo 1600. Ata besonin se asnjëherë nuk do të ishte e mundur t’i nxirrnin jashtë vendit. Por kur ne mundëm t’i nxirrnim jashtë vendit, falë shtetit të Katarit dhe i sollëm në Doha dhe qëndruan në një prej vendeve të ndërtuara për Kupën e Botës, të gjitha vendet e Bashkimit Europian bashkë me shtetet amerikane, mbyllën dyert e tyre. Thoshin na falni nuk mundemi kështu e ashtu me justifikime.

I vetmi vend që tha sillini tek ne, sepse ne e dimë çdo të thotë të vuash e të largohesh nga vendi, ishte Shqipëria. Miku im Edi Rama më tha se ata janë të mirëseardhur këtu në Shqipëri nga mund të ndërtojnë të ardhmen. Pra Shqipëria ishte e vetme që hapi dyert nga shumë vende. Shqipëria hapi dyert për refugjatët afganë, pasi ata duhet ta linin vendin, pasi luani  futboll në Afganistan.

Kemi ende 400 djem e vajza afganë nga komuniteti futbollit, të cilët ende nuk e kanë patur të mundur të dalin nga Afganistani e nëse dalin, nuk dimë ku t’i dërgojmë,”- ka deklaruar ndër të tjera presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll