Sport

Ronaldo, fanella e fundit me Man.United shitet për shifrën rekord

Fanella e Manchester United që Cristiano Ronaldo kishte veshur në paraqitjen e tij të fundit me klubin u shit në ankand për mbi 39,000 £.

20 Nëntor 2022, 17:44 Nga DOSJA

Ronaldo, fanella e fundit me Man.United shitet për shifrën rekord

ANGLI- Fanella e Manchester United që Cristiano Ronaldo kishte veshur në paraqitjen e tij të fundit me klubin u shit në ankand për mbi 39,000 £. Një intervistë e fundit e CR7 me Piers Morgan ka komprometuar marrëdhëniet mes 37-vjeçarit dhe drejtuesve të klubit anglez. Sulmuesi, gjatë bisedës me gazetarin britanik, sulmoi të gjithë: klubin, Erik ten Hag, aksionerët e klubit dhe disa ish-shokët e skuadrës.

Djajtë e Kuq nuk kanë heshtur dhe orët e fundit përmes një deklarate kanë bërë të ditur se janë marrë masat e duhura: “Sot në mëngjes Manchester United ka nisur masat e duhura në përgjigje të intervistës së fundit për mediat e Cristiano Ronaldo. Nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ky proces të arrijë në përfundimin e tij”.

Rikthimi i Ronaldos te United nuk ishte aq i lavdishëm sa shumë prisnin. Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi 18 gola, por pas ardhjes së Ten Hag ai gjeti gjithnjë e më pak hapësirë.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo manchester united

Sondazh

Poll