Sport

Asnjë pije alkolike në Katar 2022, tifozët e Ekuadorit nisin korin në stadium: “Duam birra” (video)

Në Katar, çështja e birrës është ende është ende në qendër të vëmendjes.

20 Nëntor 2022, 22:18 Nga DOSJA

Asnjë pije alkolike në Katar 2022, tifozët e Ekuadorit nisin

KATAR- Në Katar, çështja e birrës është ende është ende në qendër të vëmendjes. Në pushim dhe në fund të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, tifozët ekuadorianë protestuan në mënyrën e tyre kundër ndalimit të alkolit të vendosur nga autoritetet lokale në stadiume.

“Queremos cerveza, queremos cerveza...”, ose “Duam birrë, duam birrë” ishte refreni që bëri jehonë në stadiumin Al Bayt gjatë ndeshjes kundër Katarit. Ditët e fundit vendi pritës i turneut, me vendim të familjes mbretërore, kishte vendosur të revokojë dritën jeshile për shitjen e birrës në stadiume.

Ky vendim ka provokuar protesta nga një prej sponsorëve të FIFA-s që prodhon këtë pije. E shumë mbështetës që kanë fluturuar në Katar për të parë ndeshjet janë krejtësisht të pakënaqur.

E.Ç (Dosja.al)

katar kupa e botes

Sondazh

Poll