Sport

VIDEO/ Shënohet goli i parë i Botërorit, vjen nga pika e bardhë e 11-metërshit

20 Nëntor 2022, 17:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Shënohet goli i parë i Botërorit, vjen nga pika e

QATAR - Pritej të ishte Botëror i pazakontë dhe ashtu po duket, madje që në minutat e para. Aktualisht po luhet sfida hapëse mes Qatar-it dhe Ecuadorit, takim ky që po luhet në 'Al Bayt Stadium' (Al Khor).

Kanë mjaftuar 3 minuta që takimit të zhbllokohet, me miqtë ekuadorian që realizuan me Valencian. Gjithsesi, goli është anuluar për 'off-side', vendim ky i marrë nga arbitri Orsato, pasi komunikoi me VAR.

Por ekipi i Alfaro fitoi penallti në minutën e 15-të, 11-metërshi u shndërrua në gol nga Valencia.



B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll