Sport

Nga investimet e stadiumeve tek vizitorët, Botërori i Katarit më i shtrenjtë në histori!

Kostoja e botërorit të Katarit është gati gjashtë herë më e lartë se totali i shtatë botërorëve të fundit të fundit.

20 Nëntor 2022, 21:12 Nga DOSJA

Nga investimet e stadiumeve tek vizitorët, Botërori i Katarit më

KATAR-Kostoja e botërorit të Katarit është gati gjashtë herë më e lartë se totali i shtatë botërorëve të fundit të fundit.Ministri i Financave i Katarit tha në vitin 2017 se vendi po shpenzonte 500 milionë dollarë në javë për projekte infrastrukturore duke përfshirë rrugët, hotelet, stadiumet dhe përmirësimet e aeroportit për të përgatitur vendin e vogël të Lindjes së Mesme për të pritur ngjarjen më të madhe sportive në botë.

Do të jetë, deri tani, Kupa e Botës më e shtrenjtë në histori. Katari vlerësohet të ketë shpenzuar deri në 220 miliardë dollarë në dhjetëra vjet që kur u zgjodh si mikpritës i Kupës së Botës në fund të vitit 2010, më shumë se 15 herë sesa shpenzoi Rusia për ngjarjen e vitit 2018.

Nga botërori i SHBA në vitin 1994, deri në botërorin e Rusisë në 2018, shpenzimet totale për organizmin e eventit më të madh sportive global shkojnë rreth 45 miliardë dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar

Sondazh

Poll