Sport

VIDEO/ Morgan Friman surprizon me mesazhin e tij në ceremoninë hapëse të Botërorit

Një mesazh që i parapritu atij të emirit Al Thani në stadium, ku i uronte mirëseardhjen personave të pranishëm dhe u uronte fat atyre

20 Nëntor 2022, 17:39 Nga DOSJA
VIDEO/ Morgan Friman surprizon me mesazhin e tij në ceremoninë

QATAR - Një ndër risitë e ceremonisë hapëse të "Katar 2022", ka qenë padyshim prania e aktorit të njohur Morgan Friman. Emri i njohur i Hollivudit, ishte pjesë e aktit që i parapriu ndeshjes së parë të turneut, duke mbajtur një fjalim, i cili si qëllim kishte vetëm që të jepte një mesazh solidariteti.

“Futbolli shtrihet në gjithë botën, bashkon kombet në dashurinë e tyre për lojën e bukur. Ajo që bashkon kombet, bashkon edhe komunitetet”,- tha ndër të tjera Friman në fjalën e tij.

Një mesazh, që i parapritu atij të emirit Al Thani në stadium, ku i uronte mirëseardhjen personave të pranishëm dhe u uronte fat atyre në këtë aktivitet që për një muaj do të ketë të mbërthyer mbi të sytë e të gjithë botës.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll