Sport

BOTËRORI| Ekuadori hedh poshtë aludimet e trukimit, fiton ndaj Katarit, vendasit larg pretendimeve për një mrekulli!

Katari nuk bën surpriza në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Vendi mikëpritës humbet ndaj Ekuadorit me shifrat 0-2.

20 Nëntor 2022, 19:08 Nga DOSJA

BOTËRORI

KATAR- Katari nuk bën surpriza në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Vendi mikëpritës humbet ndaj Ekuadorit me shifrat 0-2.

Ekuador dominoi që nga minuta e parë e sfidës, duke krijuar raste e gjetur shpejt një gol që iu anulua me anë të Valencias. Por ky i fundit nuk u dorëzua dhe në mintuën e 16' shënoi nga penalltia, ndërsa në të 31-tën do të realizonte sërish sulmuesi i Fenerbahces.

Kështu, Ekuadori e nis me një fitore të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë edicion duke hedhur poshtë aludimet për trukim, teksa Katari vërtetoi që është shumë larg çdo pretendimi për një mrekulli në këtë aktivitet ku ka ardhur vetëm për faktin se është vendi organizator.

E.Ç (Dosja.al)

katari kupa e botes

Sondazh

Poll