Sport

'Broja nuk është i vetmi 9' i Shqipërisë!' Skuka bën jehonë në portalin italian, ekipi i Serie A monitoron lojtarin e Partizanit

Shqipëria mundi dje Armeninë me shifrat 2-0 në një miqësore zhvilluar në 'Air Albania'. Federata ende nuk është shprehur nëse do të vazhdojë me Rejën apo jo.

20 Nëntor 2022, 17:32 Nga DOSJA

'Broja nuk është i vetmi 9' i Shqipërisë!'

TIRANË- Shqipëria mundi dje Armeninë me shifrat 2-0 në një miqësore zhvilluar në 'Air Albania'. Federata ende nuk është shprehur nëse do të vazhdojë me Rejën apo jo.

Pavarësisht se cila do të jetë e ardhmja e tij, tekniku italian ka pasur meritën në këto tre vite duke afruar lojtarë të rinj në Kombëtare si Broja dhe Asllani, por jo vetëm. Sepse në miqësoren e djeshme ndaj Armenisë, për shkak të mungesës së Brojës, spikati qendërsulmuesi i Partizanit, Xhuliano Skuka.

Futbollisti i lindur në vitin 1998 është zv/golashënuesi i kampionatit shqiptar dhe dje ka shënuar të parin nga dy golat e Shqipërisë. Tashmë ka marrë disa oferta nga Turqia, por edhe në Itali. Siç raporton media italiane e njohur “TuttomercatoWEB”, Lecce interesohet për futbollistin.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia skuka partizani lecce

Sondazh

Poll