Sport

“Katar 2022”/ Reja bën 'tifo' për Scalonin: “Argjentina, favorite për shkak të klimës”...

Trajneri italian i kuqezinjve të Shqipërisë, flet me superlativa për trajnerin Scaloni të Argjentinës, të cilin e ka stërvitur kur ishte futbollist te Lazio dhe Atalanta

20 Nëntor 2022, 14:28 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Reja bën 'tifo' për Scalonin:

ITALI - I intervistuar për edicionin e sotëm të ‘Corriere dello Sport’, trajneri i Shqipërisë, italiani Edy Reja, ka komentuar edhe për Kupën e Botës që pritet të nisë sot padite:

"Argjentina dhe Brazili janë favoritë për shkak të klimës. Unë jam për Scalonin. E kisha te Lazio dhe e mora te Atalanta. I jashtëzakonshëm në dhoma e zhveshjes, por i zgjuar dhe pak i bezdisshëm, në kuptimin e mirë. Pas çdo ndeshjeje vinte në dhomat e zhveshjes për të më thënë: 'Zotëri unë do të kisha bërë këtë në vend të tij'.

Merrte pjesë në analiza. E shihja angazhimin e tij. Ai luajti Kupën e Botës 2006 me ‘Albicelestët’ dhe tashmë ka përvojë si trajner. Ai është i mirë, ka evoluar shumë nga pikëpamja taktike. Shpresoj që të arrijë në fund. Dhe Messi mund ta ndihmojë atë. Do ta shihni këtë, do ta vendosë në kushtet më të mira për t'u shprehur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll