Sport

Scaloni: "Ne nuk jemi të pathyeshëm. Botërori? Jo gjithmonë fitojnë më të mirët"...

“Unë vlerësoj dy gjëra: e para, është e vështirë të mundësh këtë Argjentinë, e dyta, kjo skuadër ka fituar besimin e njerëzve”.

20 Nëntor 2022, 14:11 Nga DOSJA

Scaloni: "Ne nuk jemi të pathyeshëm. Botërori? Jo

KATAR - Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka dhënë një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku ka folur për momentin e ekipit kombëtar ‘Albiceleste’, e cila është projektuar drejt Kupës së Botës:

“Jemi mirë, por sigurisht që nuk jemi të pathyeshëm dhe më pak në një Botëror. Unë vlerësoj dy gjëra: e para, është e vështirë të mundësh këtë Argjentinë, e dyta, kjo skuadër ka fituar besimin e njerëzve. Është krijuar një kimi e madhe mes lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe menaxherëve. Kjo do të mbetet, pavarësisht Kupës së Botës”.

Dhe si do të shkojmë? "Është e vështirë të thuhet. Është një Botëror atipik, pa përgatitje për mua. Ne po përballemi me probleme të ndryshme fizike dhe ka gjëra që lidhen me formën që nuk mund t'i kontrollojmë. Pastaj është Kupa e Botës që është shumë tradhtare, më i mirë nuk fiton gjithmonë. Por ne e dimë se çfarë duam dhe si duam të luajmë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll