Sport

Cristiano Ronaldo në janar te Roma, drejtori sportiv e ka të qartë: “Asnjëherë nuk ka qenë një mundësi”

oma ishte skuadra që u përfol gjatë, por drejtori i përgjitshëm Tiago Pinto duket se dëshiron t'i ndalë thashethemet

20 Nëntor 2022, 13:29 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo në janar te Roma, drejtori sportiv e ka të

ITALI- Me Cristiano Ronaldon praktikisht në merkato (dhe ndoshta me një transferim me parametra zero) është normale që tani sulmuesi po sheh për të tjetër skuadër. Roma ishte skuadra që u përfol gjatë, por drejtori i përgjitshëm Tiago Pinto duket se dëshiron t'i ndalë thashethemet: "E vërteta është se nuk ka qenë kurrë një mundësi. Këto thashetheme nuk kanë pasur kurrë bazë".

Ne kemi nxjerrë lojtarë të rinj si Zaleëski dhe Volpato, ne po punojmë shumë në këtë aspekt. Dhe Mourinho ka qenë thelbësor në rritjen e klubit", shpjegoi Tiago Pinto në Samitin e Thinking Football.

Së fundi, Tiago Pinto foli për Kupën e Botës: "Si portugez, dua që gjërat të shkojnë mirë, por duhet të them gjithashtu se nëse Portugalia nuk ia del, do të doja që Argjentina të fitonte. Për Dybala-n, por edhe për Messin që meriton ta mbyllë karrierën e tij me një Botëror”.

E.Ç (Dosja.al)

roma ronaldo

Sondazh

Poll