Aktualitet

E RËNDË/ Uji “merr para” makinën në Bogë, s'dihet fati i babait dhe dy fëmijëve

Aktualisht policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

20 Nëntor 2022, 14:21 Nga A.B
E RËNDË/ Uji “merr para” makinën në Bogë,
Makina

SHKODËR- Një makinë brenda së cilës dyshohet se ndodhen babai dhe dy fëmijët është marrë nga rrjedha e ujit. Ngjarja ka ndodhur në Bogë pranë Përroit të Thatë. Alarmin e kanë dhënë të afërmit e drejtuesit, të cilët kanë vënë në dijeni institucionet përkatëse. Bëhet fjalë për personin e identifikuar si Pjetër Rrushi, i cili ishte në mjet së bashku me dy fëmijët e tij. 

Aktualisht policia dhe Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Ditën e sotme, moti i keq ka përfshirë vendin, kryesisht Veriun e Shqipërisë. Rrugë të përmbytura dhe të dëmtuara është situata e orëve të fundit në vend. Lezha dhe Shkodra janë më të prekurat.  Prej 72 orësh territori i qarkut të Shkodrës ka qenë i përfshirë nga reshjet. Në Vaun e Dejës situata është më më problematike. Përroi Glin dhe lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati duke lënë të dëmtuar infrastrukturën rrugore në lagje dhe në qytet. Reshjet e shiut vijojnë dhe në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku përroi i thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati.

moti i keq ne shqiperi rrjedha merr familjen ne boge pjeter rrushi

Sondazh

Poll