Aktualitet

Rëndohet situata në Shkodër/ Lumi Drin del nga shtrati, bllokohet hyrja për në qytet

Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

20 Nëntor 2022, 13:35 Nga A.B
Rëndohet situata në Shkodër/ Lumi Drin del nga shtrati, bllokohet
Lumi ne rruge

SHKODËR- Lumi Drin ka dalë nga shtrati. Situata në Shkodër është përkeqësuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele. Shiu dhe era e fortë kanë dëmtuar infrastrukturën e rrugëve në fshatra dhe qytet, ndërkohë që këtë situata u rëndua më tej, pasi lumi Drin doli nga shtrati.

Aktualisht është bllokuar hyrja për në qytet, pasi uji ka vërshuar në rrugë. Niveli i ujit te Harku i Berdicës arrin disa centimetër, duke e bërë të pamundur lëvizjen e automjeteve të vogla.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll