Aktualitet

Zbulohen rreth 15 mijë euro në mjetin 'Range Rover', vihet nën hetim 34-vjeçari në Muriqan

34-vjeçari me inicialet T.B, i kishte eurot në mjetin e tij 'Range Rover'.

20 Nëntor 2022, 13:53 Nga A.B
Zbulohen rreth 15 mijë euro në mjetin 'Range Rover', vihet
Eurot

TIRANË- Një rast i mos deklarimit të parave në kufi është goditur nga policia e Murriqanit ditën e sotme. Shërbimet e policisë kufitare kanë mundur të sekuestrojnë 14.900 euro dhe të procedojnë penalisht poseduesin i cili nuk i deklaroi. 34-vjeçari me inicialet T.B, i kishte eurot në mjetin e tij 'Range Rover'. Ai do të vihet nën hetim për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin T. B., 34 vjeç banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 14.900 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

para te padeklaruara muriqan

Sondazh

Poll