Politike

Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Balluku: Po çirret se aty ka konçesionet e familjes

Me anë të një postimi në Facebook, Balluku shkruan se arsye e vetmje që Berisha po flet për Portin e Durrësit është sepse aty ka konçesionet e familjes.

19 Nëntor 2022, 15:35 Nga I.A
Akuzat e Berishës për Portin e Durrësit, Balluku: Po
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me Portin e Durrësit. Me anë të një postimi në Facebook, Balluku shkruan se arsye e vetmje që Berisha po flet për Portin e Durrësit është sepse aty ka konçesionet e familjes. Po ashtu, Balluku ka theksuar se berisha është i destinuar të mbetet në anët më të errëta të historisë. 

Postimi i Plotë: 

Shqipëria drejt Evropës, antishqiptaria në aksion. Kushdo që mund të ketë pasur qoftë edhe një fije dyshimi mbi veprimet e "non gratave", në gjithë aktivitetin e tyre politik, tashmë e ka përpara syve provën e pakundërshtueshme të synimeve dhe qendrimeve antieuropiane. Të protestosh kundër partnerëve strategjikë dhe orientimit euroatlantik të vendit është dhe do të mbetet në histori si shembulli unikal i antishqiptarisë.
Është një histori që ka nisur me grabitjen dhe tjetërsimin e pasurive të këtij vendi kur ishin në qeverisje, siç është rasti i 5 HEC-eve shumë të rëndësishme për sistemin elektroenergjitik shqiptar, që i falën për vlerën e TVSH. Pasojat e kësaj grabitjeje po i ndiejmë aq shumë në kushtet e krizës globale të energjisë. Sivëllezërit e rublave mbeten të njëjtë në synimet dhe aksionin e tyre për të goditur Shqipërinë dhe gjithë botën e vlerave demokratike perëndimore. Po çirret për portin e Durrësit, se aty ka koncesionet e familjes që i ka marrë si hajn ndërkohë që shqiptarët i kishin prerë biletën e ikjes pa kthim në verën e 2013. Dhe sot po tenton të ngrihet nga varri politik dhe një herë për të shkatërruar këtë vend. Po fati i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët është se nuk ka më fuqi rublash që mund t'i ngrejë nga varri politik këta lloj monstrash. Ata janë të destinuar të mbeten në faqet më të errëta të historise së këtij vendi dhe aspiratave më të mira të tij për t'u integruar në familjen europiane.

Mohamed Alabbar, i njohur si themeluesi i “Emaar Properties”, e zhvilluesi i Burj Khalifa, Dubai Marina dhe Dubai Mall, është paraqitur nga qeveria si investitor i projektit të portit të Durrësit. Aktualisht kompania e regjistruar në vendin tonë për projektin ka statusin e investitorit strategjik dhe për llogari të projektit janë vënë në dispozicion 209 pasuri shtetërore. Kompania zotëruese e aksioneve ishte Symphony Real Estate Development që pak kohë më parë i kaloi aksionet tek NORTH EAST REAL ESTATE HOLDINGS LIMITED. Opozita e quan aferën më të madhe korruptive faljen e 800 mije metrave katrore një kompani off shore, për të cilën kryetari i PD, Sali Berisha thotë se ka si aksionere vellezërit Kariç. Sipas opozitës ky është një projekt i Rames dhe Vuçic për të marrë Portin e Durrësit. Investimi për ndërtimin e këtij porti është 2 miliard dollarë. Në projekt përfshihet edhe ndërtimi i Portit të Thatë që do sjellë ndërtimin e hekurudhës që lidh Durrësin me Prishtinën, i cili është parashikuar të ketë një terminal, ku do përpunohen 100 mijë kontejner deri në 2050.

belinda balluku sali berisha

Sondazh

Poll