Sport

CR7 dhe Messi çmendin rrjetet sociale, të dy bashkë në një lojë shahu, foto bën xhiron e botës

Një foto historike që paraqet dy futbollistët më të mëdhenj në botë të 20 viteve të fundit. Dy rivalët e përjetshëm, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë shfaqur së bashku në foto, një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

19 Nëntor 2022, 19:52 Nga DOSJA

CR7 dhe Messi çmendin rrjetet sociale, të dy bashkë në

EUROPË- Një foto historike që paraqet dy futbollistët më të mëdhenj në botë të 20 viteve të fundit. Dy rivalët e përjetshëm, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, janë shfaqur së bashku në foto, një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Marka e njohur e modës “Louis Vuitton” mendoi të bashkonte dy super kampionët, të cilët i përjetësuan të dy përballë njëri-tjetrit gjatë një loje shahu të luajtur në një valixhe me markën e LV.Kjo ishte e mjaftueshme për të dërguar qindra miliona fansa në ekstazë, pavarësisht nëse ata ishin fansa të njërit apo tjetrit.

“Fotografia më e mirë ndonjëherë”, “GATS”, “Të duam”, ishin komentet më të njohura në të gjitha platformat në rrjetet sociale.

Edhe partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka ripostuar imazhin në profilin e saj në Instagram.Për të dy lojtarët, ajo që do të nisë do të jetë Botërori i fundit i karrierës së tyre.Të gjithë tifozët e futbollit ëndërrojnë një finale mes tyre, por ka edhe nga ata që do të donin t'i shihnin ata të luajnë së bashku në të njëjtin ekip.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo messi

Sondazh

Poll