19 Nëntor 2022, 14:47
Nga DOSJA

POLONI - Do të jetë vetëm Botërori i dytë i luajtur nga një prej qendërsulmuesve më të mirë të brezit të tij. Robert Lewandowski mbërrin në Katar me qëllim që të regjistrojë emrin e tij në grupin e lojtarëve, që kanë shënuar të paktën një gol në një Botëror.
Sepse deri tani polaku nuk ia ka dalë: në vitin 2014 Polonia nuk arriti të kualifikohej në Botërorin e Brazilit, ndërsa në 2018, pati dy humbje në tre ndeshje, me fitoren e vetme ndaj Japonisë, me golin e një mbrojtësi, Bednarek.
Për shkak se Lewandowski shënon një gol çdo dy ndeshje që luan për ekipin e tij kombëtar, mund të duket një anomali fakti kur mëson se Roberti që ka luajtur 134 ndeshje me Poloninë e tij, si dhe tre europianë, nuk ka arritur të shënojë kurrë në një Kupë Bote.
Sigurisht që ka një kryqëzim që mund të favorizojë këtë situatë, duke qenë se Arabia Saudite duket se është edhe kombëtarja më e dobët në grup, siç ka ndodhur edhe në Botërorët e tjerë dhe Polonia do të synojë për vendin e dytë.
Gjithashtu sepse Argjentina, një nga favoritët për kreun e grupit do të përballet me të, ndërsa Meksika është padyshim një ‘arrë’ e vështirë. Polonia, pavarësisht se ka një brez shumë të rëndësishëm, nuk ka arritur të bëjë shumë në Botërorët e fundit. Lewandowski dëshiron të arrijë më të mirën, me golat e tij, që do të ishin një ngjarje e veçantë për të. Preferenca për ‘viktimat’ ai nuk ka.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Nëntor 2022, 14:38
KATAR- Vitet e fundit ai kishte parashikuar përhapjen e Covid-it, ashtu edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, duke fituar pseudonimin "Nostrad...
Sport
19 Nëntor 2022, 14:28
KATAR- Punëtorët migrantë të punësuar si roje sigurie në një park të madh që do të jetë qendra e festim...
Sport
19 Nëntor 2022, 14:21
ANGLI - Katari do të pagëzojë Kupën e Botës. Nesër, në orën 17 ndeshja hapëse e eventit, do të jet...
Sport
19 Nëntor 2022, 14:16
KATAR- Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë është i bindur se do të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit "One love" në...
Sport
19 Nëntor 2022, 14:03
KATAR- Pjesëmarrja në Kupën e Botës si tifoz është një përvojë që duhet bërë të paktën n...
Sport
19 Nëntor 2022, 13:07
KATAR- Gianni Infantino ngre tonin pak orë para fillimit të Kupës së Botës dhe nuk i kursen fjalët gjatë konferencës i...
Sport
19 Nëntor 2022, 12:14
KATAR - Momenti historik i përjetuar nga Irani, me protestat për të drejtat e grave që vijojnë prej tre muajsh pas vdekjes së Ma...
Sport
19 Nëntor 2022, 11:58
KATAR - Mbajtja e një titulli kampion bote është një mision (pothuajse) i pamundur. Vetëm Italia (1934, 1938) dhe Bra...
Sport
19 Nëntor 2022, 11:24
KATAR - Kush e di se çfarë kalon në kokën e Cristiano Ronaldos në prag të Kupës së tij të pestë ...
Sport
19 Nëntor 2022, 11:04
KATAR - Robert Lewandowski foli në një konferencë për shtyp katër ditë para debutimit të Polonisë së tij n&e...