Sport

Parashikoi Covid-in dhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, 'Nostradamusi' brazilian tregon skuadrat finaliste në Kupën e Botës

Vitet e fundit ai kishte parashikuar përhapjen e Covid-it, ashtu edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, duke fituar pseudonimin "Nostradamus i gjallë".

19 Nëntor 2022, 14:38 Nga DOSJA

Parashikoi Covid-in dhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth,

KATAR- Vitet e fundit ai kishte parashikuar përhapjen e Covid-it, ashtu edhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, duke fituar pseudonimin "Nostradamus i gjallë". Tani Athos Salome, profeti që jeton në Divinopolis të Brazilit, ka dhënë profecinë e tij për Botërorin në Katar, duke zbuluar edhe emrat e finalistëve të mundshëm. Salome tregoi (falë një përllogaritjeje të bazuar në vitin e ndeshjeve, datën e fillimit dhe falë shkronjave të emrave të vendeve që do të luajnë) pesë skuadrat që kanë mundësi të kalojnë në finale.

"Këta janë Argjentina, Brazili, Belgjika, Franca dhe Anglia. Ndër të gjitha, profeti zgjedh dy: "Argjentina dhe Franca: toka e Tangos dhe një komb i Europës Qendrore". Por Salome lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim: "Për shkak të numrit të madh të rasteve të Covid-19 dhe shfaqjes së nënvarianteve të reja të Omicron, BQ.1 dhe XBB, të cilat janë më të transmetueshme dhe rezistente ndaj vaksinave, gjithçka mund të ndryshojë".

E.Ç (Dosja.al)

brazil katar kupa e botes athos salome

Sondazh

Poll