Sport

Një vit pa fitore, Shqipëria thyen tersin ndaj Armenisë, Skuka dhe Asllani nderojnë kuqezinjtë

Shqipëria fiton ndaj Armenisë me shifrat 2-0, miqësorja e fundit për këtë vit. Në Tiranë kuqezinjtë ishin më të rrezikshëm ndryshe nga armenët që rrezikuan fare pak

19 Nëntor 2022, 19:15 Nga DOSJA

Një vit pa fitore, Shqipëria thyen tersin ndaj Armenisë, Skuka

TIRANË- Shqipëria fiton ndaj Armenisë me shifrat 2-0, miqësorja e fundit për këtë vit. Në Tiranë kuqezinjtë ishin më të rrezikshëm ndryshe nga armenët që rrezikuan fare pak. Gjithçka do të niste në minutën e 28' kur kuqezinjtë do të shënonin me Skukën.

Futbollisti i Partizanit tregohet i saktë pas pasimit të dhënë nga Çokaj. Në pjesën e parë, Armenia u mjaftua vetëm me goditjen e Shagojan. Në pjesën e dytë,pikërisht në minutën e 62' Cara do të fitonte 11-metërsh. Pranë topit shkoi mesfushori i Interit, Kristjan Asllani që u tregua i saktë. Minutat e mbetura nuk sollën asgjë, një fitore që mungonte prej një viti dhe tani pritet vetëm se si do të jetë e ardhmja e Edoardo Rejës.

E.Ç (Dosja.al)

shqiperia asllani skuka armenia

Sondazh

Poll