Sport

Katar/ Dier, mesazh tifozëve të Anglisë: "Nuk nevojitet alkoli për të krijuar atmosferë!"

Për mesfushorin e Anglisë, Eric Dier, alkoli nuk është i nevojshëm "për të krijuar një atmosferë të mrekullueshme", por u takon skuadrave të krijojnë emocione brenda dhe jashtë fushës.

19 Nëntor 2022, 17:09 Nga DOSJA

Katar/ Dier, mesazh tifozëve të Anglisë: "Nuk nevojitet

ANGLI- Për mesfushorin e Anglisë, Eric Dier, alkoli nuk është i nevojshëm "për të krijuar një atmosferë të mrekullueshme", por u takon skuadrave të krijojnë emocione brenda dhe jashtë fushës. Kështu Dier ndërhyri për çështjen që po krijon zhurmë në prag të fillimit të Botërorit Katar 2022, përkatësisht ndalimin e shitjes së alkolit pranë stadiumeve.

Fillimisht u vendos që alkoli të shërbehej "në zona të përzgjedhura brenda stadiumeve", pavarësisht se shitja e tij kontrollohej rreptësisht në vendin mysliman. "Më pëlqen të mendoj se mund të argëtoheni me ose pa alkol - tha Dier - Varet nga ne si ekip dhe çdo ekip në turne të sjellim futboll të shkëlqyeshëm, futboll emocionues dhe kjo është ajo që do të krijojë një atmosferë të mrekullueshme në stadiume. Lojtarët dhe tifozët ushqehen me njëri-tjetrin dhe ne duhet të fillojmë me futboll të mirë dhe të krijojmë atmosferën e duhur”, shtoi ai.

E.Ç (Dosja.al)

dier angli

Sondazh

Poll