Sport

Katar 2022/ Tifozi kanadez në ndjekje të rekordit, kërkon të shohë të gjithë ndeshjet në stadium

Hera e fundit që Kanadaja mori pjesë në një Botëror (në vitin 1986) ai ishte vetëm 8 vjeç, por ajo që Lee Kormish do të përpiqet të bëjë gjatë Katar 2022 është një rekord i vërtetë për Guinness.

19 Nëntor 2022, 17:34 Nga DOSJA

Katar 2022/ Tifozi kanadez në ndjekje të rekordit, kërkon të

KATAR- Hera e fundit që Kanadaja mori pjesë në një Botëror (në vitin 1986) ai ishte vetëm 8 vjeç, por ajo që Lee Kormish do të përpiqet të bëjë gjatë Katar 2022 është një rekord i vërtetë për Guinness. Tifozi kanadez ka në plan të vendosë një rekord të ri për numrin e ndeshjeve të ndjekura drejtpërdrejt gjatë një Kupe Bote. Synimi i Kormish është të arrijë në 41 nga 64 ndeshje.

Duhet kohë, para dhe shumë vullnet për këtë sipërmarrje, por Kormish tashmë ka mbërritur në Doha të Katarit për të nisur aventurën e tij - siç tha ai për The Canadian Press -, duke u përpjekur të shpjegojë çështjet kritike.

“Logjistika për të tentuar të mposht këtë rekord është e çmendur”, zbuloi ai, duke shpjeguar se si për çdo ndeshje do të duhet të ndiqet nga dy persona që do të vërtetojnë faktin se ai do të qëndrojë ulur në vendin e tij për çdo minutë që lojtarët janë në fushë. Ai nuk do të mund të ngrihet as për të shkuar në tualet, përveç në momentet e para ndeshjes apo të pjesës së parë.

Pjesa më e vështirë, tha ai, ishte marrja e të gjitha biletave për ndeshjet e caktuara - 41 në total në tetë stadiumet e Katarit 2022 - por ai gjithashtu kërkoi këshillën e mbajtësit aktual të rekordeve për këtë. "Kam pritur këtë moment gjatë gjithë jetës sime, Kanadaja në Kupën e Botës. Ne kemi kaluar kohë të errëta dhe tani nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet."

E.Ç (Dosja.al)

kanada kupa e botes lee kormish

Sondazh

Poll