Sport

"Zbrit, dil jashtë!" Bonucci nxjerr nga autobusi tifozen, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes me Shqipërinë (video)

Kapiteni i Kombëtares italiane dhe mbrojtësi i Juventusit përfundoi në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar një furtunë në internet.

19 Nëntor 2022, 17:49 Nga DOSJA

"Zbrit, dil jashtë!" Bonucci nxjerr nga autobusi tifozen, ja

KATAR- "Trajneri e ftoi, por Bonucci e përze", është mbishkrimi që shoqëron një video të publikuar nga një tifoz italian dhe tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Kapiteni i Kombëtares italiane dhe mbrojtësi i Juventusit përfundoi në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar një furtunë në internet. Episodi: një tifoze italiane hipi në autobusin e skuadrës dhe përshëndeti lojtarët, por menjëherë përzihet nga Bonucci: “Zbrit”. Gruaja i përgjigjet.

“Më thanë se mund të ngjitem” (ndoshta trajneri Mancini e ka ftuar brenda). Bonucci, megjithatë, nuk bën kompromis: “Jo, jo, zbrit, shko, dil”, duke e detyruar tifozen të largohet, gjithçka ka ndodhur pas ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë përfunduar me shifrat 1-3.

E.Ç (Dosja.al)

bonucci shqiperia italia

Sondazh

Poll