Sport

‘Daily Mail’/ Shtohen ‘akuzat’ mbi Katarin: penalltitë të dyshimta në miqësoret para Botërorit. ‘Viktimë’ edhe Shqipëria…

Disa dyshime rrethojnë mjedisin në lidhje me favoret e marra nga Katari prej gjykimeve në shumë (nëntë) miqësoret e luajtura në këtë 2022, të gjitha të zhvilluara me dyer të mbyllura dhe pa asnjë mbulim televiziv.

19 Nëntor 2022, 14:21 Nga DOSJA

‘Daily Mail’/ Shtohen ‘akuzat’ mbi Katarin:

ANGLI - Katari do të pagëzojë Kupën e Botës. Nesër, në orën 17 ndeshja hapëse e eventit, do të jetë përballja e kombëtares vendase me Ekuadorin. Në prag të saj lind një polemikë e re nga Anglia. 

Britanikja ‘Daily Mail’ raporton se disa dyshime rrethojnë mjedisin në lidhje me favoret e marra nga Katari prej gjykimeve në shumë (nëntë) miqësoret e luajtura në këtë 2022, të gjitha të zhvilluara me dyer të mbyllura dhe pa asnjë mbulim televiziv. 

Tabloidi anglez shkruan se një nga partnerët e integritetit të FIFA-s kishte kontaktuar me organin më të lartë ndërkombëtar të futbollit për të evidentuar pikërisht këtë aspekt, penalltitë e shumta të marra. Tani për tani është një alarm i thjeshtë, asgjë nuk është vërtetuar dhe FIFA ende nuk e ka konfirmuar lajmin.

Vlen për t’u theksuar se një prej këtyre ‘viktimave’ ishte edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila u mund 1-0 nga Katari, pas një penalltie të akorduar nga gjyqtari spanjol, në miqësoren e 9 nëntorit në Marbella të Spanjës. Pas ndeshjes, kuqezinjtë patën pretendime për gjykimin e ndeshjes.

‘Daily Mail’/ Shtohen ‘akuzat’ mbi Katarin:
Nga miqësorja Shqipëri - Katar 0-1, ku skuadra arabe fitoi me penallti

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll