Sport

Gjermania nuk i përgjigjet thirrjes së FIFA-s, Manuel Neuer do të shkellë rregullat në Botëror: "Do të mbaj shiritin me ngjyrat e ylberit"

Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë është i bindur se do të mbajë shiritin e kapiteni me ngjyrat e ylberit "One love" në Kupën e Botës në Katar për të promovuar diversitetin.

19 Nëntor 2022, 14:16 Nga DOSJA

Gjermania nuk i përgjigjet thirrjes së FIFA-s, Manuel Neuer do të

KATAR- Manuel Neuer, kapiteni i Gjermanisë është i bindur se do të mbajë shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit "One love" në Kupën e Botës në Katar për të promovuar diversitetin. I pyetur për këtë, portieri i Gjermanisë u përgjigj “po”, gjatë konferencës për shtyp: "Do të mbajë shiritin shumëngjyrësh të kapitenit të Gjermanisë, ashtu si edhe skuadrat e tjera europiane. “Ne kemi mbështetjen e drejtuesve të federatës dhe nuk kemi frikë nga pasojat e mundshme".

Shiriti 'One Love' është kthyer në një debat të ashpër, ish-futbollisti i Katarit dhe ambasadori aktual i turneut Khalid Salman tha se nuk donte që fëmijët të shihnin homoseksualët në Kupën e Botës dhe e quajti homoseksualitetin "problem psikologjik." Kapitenët e disa përfaqësueseve janë zotuar të mbajnë shiritin në krahë, duke përfshirë ato të Gjermanisë, Anglisë, Belgjikës dhe Danimarkës.

E.Ç (Dosja.al)

neuer gjermania kupa e botes

Sondazh

Poll