Sport

Thellohen akuzat ndaj Katarit, migrantët paguhen 40 cent në orë për të garantuar sigurinë

Punëtorët migrantë të punësuar si roje sigurie në një park të madh që do të jetë qendra e festimeve të Kupës së Botës në Katar do tw paguhen vetëm 40 cent në orë.

19 Nëntor 2022, 14:28 Nga DOSJA

Thellohen akuzat ndaj Katarit, migrantët paguhen 40 cent në orë

KATAR- Punëtorët migrantë të punësuar si roje sigurie në një park të madh që do të jetë qendra e festimeve të Kupës së Botës në Katar do të paguhen vetëm 40 cent në orë. Lajmi bëhet i ditur nga Guardian.Sipas lajmeve të fundit, emigrantët janë përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Parkun Al Bidda dhe pretendojnë se kanë turne 12-orëshe, vetëm një ditë pushim në muaj. Javët e fundit, FIFA dhe autoritetet e Katarit kanë luftuar për të fikur vëmendjen mbi të drejtat e punëtorëve dhe LGBTQ +.

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Gianni Infantino shpjegoi se skuadrat e Kupës së Botës duhet të "përqendrohen te futbolli" dhe i paralajmëroi ata të mos " japin mësime morale pjesës tjetër të botës", por analiza e The Guardian rihap çështjen që lidhet me shkeljen e të drejtave të punëtorëve.

Një raport i Amnesty International nga marsi i këtij viti zbuloi se shfrytëzimi në sektorin privat të sigurisë ishte në rendin e ditës në Katar. Për shumë punëtorë të shtyrë nga nevoja, paga, sado e vogël, është ende më e lartë se ajo që do të fitonin në vendin e tyre. International Building and ëood ëorkers 'International, një sindikatë që ka punuar në partneritet me autoritetet e Katarit për të përmirësuar të drejtat e punëtorëve në vend, beson se nuk ka asnjë shenjë ndryshimi të qëndrueshëm për punëtorët migrantë. Drejtori menaxhues i Al Nasr Star Group konfirmoi se rojet punojnë me turne 12-orëshe, por saktësoi se ata kanë dy orë pushim në ditë dhe një ditë pushim në javë.

E.Ç (Dosja.al)

katar kupa e botes emigrantet 40 cent

Sondazh

Poll