Politike

Protestë e 6 dhjetorit/ Çuçi: Vetëm një antishqiptar si Berisha mund të turpërojë vendin

Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se vetëm një antishqiptar si Berisha mund ta bëjë një gjë të tillë duke turpëruar vendin para një kryeministrave evropian.

18 Nëntor 2022, 22:42 Nga I.A
Protestë e 6 dhjetorit/ Çuçi: Vetëm një
Bledi Çuçi

TIRANË- Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka reaguar pas protestës së paralajmëruar nga opozita më 6 dhjetor. Me anë të një postimi në Facebook, Çuçi shkruan se vetëm një antishqiptar si Berisha mund ta bëjë një gjë të tillë duke turpëruar vendin para një kryeministrave evropian.

Postimi i Plotë:

Vetëm një antishqiptar si Sali Berisha, që i do të keqen këtij vendi nga dëshpërimi i non gratës dhe i rublave ruse që i dolën sheshit, kërkon të turpërojë Shqipërinë më 6 dhjetor, ditën kur Tirana mirëpret për herë të parë Samitin e Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në grahmat e fundit politike të tij, ky njeri nuk le rast pa tentuar për t’i bërë një tjetër të zezë Shqipërisë, fiks si të ishte një Konsull famëkeq i Vladimir Putinit. Jam i bindur se edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët mund të kenë shumë arsye për të qenë opozitarë me qeverinë, do ta braktisin Sali Berishën në aktin e tij të radhës për t’i lënë Shqipërisë një tjetër damkë turpi në sytë e gjithë botës. Sigurisht që Tirana atë ditë do jetë kryeqyteti më i sigurt, më miqësor dhe më mikpritës i Europës.

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

bledi Çuçi protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll