Politike

Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Çfarë turpi, tradhëti ndaj demokratëve

Veliaj shkruan se me këtë protestë të thirrur ditën që do të mblidhen kryeministrat e Evropës në Tiranë, Berisha vërtetoi se po bën punën e rusëve në vend.

18 Nëntor 2022, 19:17 Nga I.A
Protesta e 6 dhjetorit, Veliaj: Çfarë turpi, tradhëti ndaj
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor. Me anë të një postimi në Twitter, Veliaj shkruan se me këtë protestë të thirrur ditën që do të mblidhen kryeministrat e Evropës në Tiranë, Berisha vërtetoi se po bën punën e rusëve në vend. Po ashtu ai theksoi se kjo protestë është një tradhëti ndaj demokratëve e ndaj sloganit "e duam Shqiperine si gjithe Europa".

Postimi i Veliajt:

Nese dikush kish dyshime se kush ben punen e ruseve ne Shqiperi, ja ku e ka proven: proteste alla-Berisha kur Europa mblidhet ne Tirane! Sa turp! Çfare mjerimi! E çfare diskreditimi epik e tradhetie ndaj demokrateve e ndaj sloganit "e duam Shqiperine si gjithe Europa"

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

erion veliaj protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll