Politike

SONDAZHI/ Lëkunden socialistët, 11.4 % e tyre s'e besojnë më qeverinë

Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

18 Nëntor 2022, 21:24 Nga DOSJA
SONDAZHI/ Lëkunden socialistët, 11.4 % e tyre s'e besojnë
Sondazhi

TIRANË- Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit. Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutral. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4 në tetor. Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutral ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%. Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%.

Marrë nga EURONEWS

sondazhet ne euronews

Sondazh

Poll