Politike

Miqësi familjare me Berishën? Alimehmeti tregon lidhjen me kreun e PD, prindërit e mi kanë qenë studentët e tij

Ai u shpreh se prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare.

18 Nëntor 2022, 22:24 Nga F.M
Miqësi familjare me Berishën? Alimehmeti tregon lidhjen me kreun e PD,
Mjeku Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili është garë në primaret e Tiranës ka rrëfyer se çfarë e ka lidhur në jetë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ftuar në emisionin "Spotlight", Alimehmeti tha se ka miqësi familjare me Berishës. Ai u shpreh se prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare.

“Po prindërit e mi kanë qenë student të doktor Berishës dhe gëzojnë një respekt dhe miqësi të vjetër. Kandidatura ime është për pushtetin vendor dhe jo për kryeministër. Diskutimi i parë është ndërrimi i sistemit. Të kthehemi te ai sistem që na shërben neve. Në primaret e PD mund të votojnë të gjithë. Të regjistrohen në PD dhe të votojnë. Zgjedhja për të marrë pjesë ose jo është individuale. Objektivi i PD është të fitojnë bashkinë në 14 maj 2023,"- tha Alimehmeti.

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll