Politike

Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Sula: Nuk është normale, aspirojmë të bëhemi anëtar të BE-së

Sula tha se si një vend që aspiron të jetë anëtar në Bashkimin Europian kjo protestë nuk i duket normale.

18 Nëntor 2022, 20:42 Nga e.k
Protesta e opozitës më 6 dhjetor, Sula: Nuk është normale,
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shfaqur kritika në lidhje me protestën e thirrur nga Partia Demokratiike për në datën 6 dhjetor, ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Sula tha se si një vend që aspiron të jetë anëtar në Bashkimin Europian kjo protestë nuk i duket normale. Deklaratën deputeti demokrat e bëri i futuar në 'Ora Neës' ku shtoi se ai është një kundërshtar i kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë por tha se jemi në një moment ku nuk do të dëshironte përplasje. 

Dashnor Sula: Unë kam qenë pjesëmarrës në të gjitha protestat e opozitës  deri tani. Por kjo protesta e datës 6 dhjetor mendoj që nuk është normale, nuk mund të ndodhi pasi ne jemi shtet demokratik, po aspirojmë për të aderuar drejt BE dhe data 6 dhjetor është dita e mbledhjes së gjithë kryeministrave të BE që janë pjesëmarrës këtu dhe mendoj se nuk do të ishte normale. Për hir të interesave të Shqipërisë do të thoja që një ditë më parë apo më mbrapa nuk do të ndryshonte asgjë. Më vjen keq për një vendim të tillë. Tani jemi në një epokë digjitale që në sekondë informacioni del në të gjitha cepat e botës. E vërteta në çdo moment dhe në çdo kohë vete, nuk është nevoja për këtë moment. Unë e kam thënë në protestë shkoj si qytetar pastaj si politikan. Ky është një moment që nuk do të doja kurrë të kemi një përplasje. Unë jam i vendosur derisa të kem frymë kundër Edi Ramës, kundër qeverisë së Edi Ramës dhe njeriu sa të ketë frymë.

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

dashnor sula partia demokratike protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll