Politike

VIDEO/ 'Respekte kapiten Edi', Rama surprizohet në Vlorë, merr dhuratën e veçantë

Djali i dhuroi kryeministrit një anije të realizuar nga ai ku në të shkruhej 'Respekte kapiten Edi'. Sipas tij ky mbishkrim i përshatej kryeministrit pasi si një kapiten i mirë ia kishte dalë të drejtonte 'anijen' e qeverisë dhe në kohë të vështira.

18 Nëntor 2022, 20:13 Nga e.k
VIDEO/ 'Respekte kapiten Edi', Rama surprizohet në Vlorë,
Edi Rama dhe i riu

VLORË- Kryeministri Edi Rama është surprizuar mbrëmjen e sotme nga një i ri që merrej me përpunimin e drurit në Vlorë, i cili i ka bërë një dhuratë të veçantë dhe me një simbolikë që i pëlqeu kreut të ekzekutivit. Djali i dhuroi kryeministrit një anije të realizuar nga ai ku në të shkruhej 'Respekte kapiten Edi'. Sipas tij ky mbishkrim i përshatej kryeministrit pasi si një kapiten i mirë ia kishte dalë të drejtonte 'anijen' e qeverisë dhe në kohë të vështira.

Biseda:

Djali: Kisha një dhuratë për zotin kryeministër të cilën e kam realizuar me tim atë. Zoti kryeminitër e kemi realizuar me tim atë kemi menduar të shkruajmë diçka simblokike. Respekte kapiten Edi, se Shqipëria jonë ka kaluar dallgë të mëdha vitet e fundit dhe një kapiten i duhur si kapiten Edi ka mundur të dalë me shumë sukse në këtë detë të madh. 

Edi Rama:Bëjmë një fotografi.

edi rama ne vlore edi rama

Sondazh

Poll