Politike

VIDEO/ 'Ore je në vete', Rama tregon këshillën që i ka dhënë biznesmenit në Vlorë: I thashë po s'më dëgjoi

Kryeministri mesa duket e kishte këshilluar biznesmenin duke i thënë që të mos i shiste apartamentet në atë kohë pasi në të ardhjmen do të kishin një vlerë shumë të lartë, siç e vërtetoi dhe koha sipas kreut të ekzekutivit.

18 Nëntor 2022, 19:18 Nga e.k
VIDEO/ 'Ore je në vete', Rama tregon këshillën që
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Vlorë ku ka takuar operatorët turistikë që operojnë në qytet me tyre dhe të huaj që kanë investuar në qytetin bregdetar. Gjatë fjalës së tij me ta kreu i qeverisë ka treguar dhe një bisedë që ka pasur me një biznes të zonës gjatë kohës që po ndërtohej Lungomarja.


Kryeministri mesa duket e kishte këshilluar biznesmenin duke i thënë që të mos i shiste apartamentet në atë kohë pasi në të ardhjmen do të kishin një vlerë shumë të lartë, siç e vërtetoi dhe koha sipas kreut të ekzekutivit.

Edi Rama: Është një mik këtu që kishte apartamentet tek Lungomarja edhe i thosha “Mos i shit” “Ça thua”, “Mos i shit”, “Ore je në vete?”, “Mos i shit” “Edhe sa shiteshin atëherë? Gati gati, pak mbi kosto”, “Jo ore t’i shes se nuk i blen njeri, ça flet”, Tani ah, me ato pak që i mbetën, bëri më shumë se gjithë ato që shiti. Kush e mendonte disa vite më parë se do shiteshin me këto çmime” tregoi Rama.

edi rama ne vlore edi rama

Sondazh

Poll