Politike

Pakti PD-PL/ Lefter Maliqi është kandidati i parë i Metës që futet në Primaret e Berishës

Maliqi, i cili u rikthye në ‘gjirin’ e LSI-së më listat e 25 prillit, shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë ku do të kandidojë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.

18 Nëntor 2022, 21:53 Nga F.M
Pakti PD-PL/ Lefter Maliqi është kandidati i parë i Metës
Lefter Maliqi

TIRANË- Ish-deputeti Lefter Maliqi është emri i parë nga Partia e Lirisë që merr mbështetjen e kryedemokratit Sali Berisha për tu futur në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë Kuçovë. Në një postim në Facebook, Maliqi, i cili u rikthye në ‘gjirin’ e LSI-së më listat e 25 prillit, shkruan se sfida e 14 majit është të fitojnë Bashkinë ku do të kandidojë dhe t’ua kthejnë qytetarëve.

“Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen, Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dhe jo Kryetarit. Fitore”, shkruan Maliqi.

Lefter Maliqi do të garojë në primare për bashkinë e Kuçovës përballë kandidates tjetër të opozitës, Brikena Koroveshi. Ai është një nga emrat më të vjetër në PD, por nuk kanë munguar lëvizjet mes Berishës e Metës. Sot, kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike deputetja Albana Vokshi ka bërë publikë emrat e 65 kandidatëve të tjerë që janë priopozuar apo vetëpropozuar për të marrë pjesë në procesin e primareve. Lista përfshin kandidatët në 18 bashki të vendit ku nuk ishte mbyllur ky proces. 

lefter maliqi sali berisha ilir meta pakti pd-pl

Sondazh

Poll