Aktualitet

Lirohet nga burgu shoku i Ervis Martinaj, Eljon Hato, u plagos në masakrën e ish-bllokut

26 Shkurt 2019, 13:44 Nga DOSJA
Lirohet nga burgu shoku i Ervis Martinaj, Eljon Hato, u plagos në

Gjykata e Tiranës liron nga burgu Eljon Haton, shokun e Ervis Martinajt, i arrestuar që prej mbrëmjes së 4 tetorit 2018. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të Hatos për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për 28-vjeçarin është ndryshuar masa e sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Eljon Hato u plagos rëndë mbrëmjen e 4 tetorit, dhe burimet saktësojnë se njëri nga plumbat e ka zënë në shtyllën kurrizore dhe Hato nuk mund të qëndrojë në qeli.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi janë realizuar edhe dy raporte mjeko-ligjore që e vlerësojnë Haton si të paaftë për të qëndruar në qeli. Hato akuzohet për vrasje të 2 ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj agron terollit eljo hata ervis martinaj masakra e ish-bllokut masakra ne ish-bllok vrasje e mbetur ne tentative atentati ndaj agron terollit eljo hata ervis martinaj masakra e ish-bllokut masakra ne ish-bllok vrasje e mbetur ne tentative

Sondazh

Poll