Aktualitet

Moska reagon ndaj Ramës për Kosovën: Absolutisht e papranueshme, s’do i njorojmë më

26 Shkurt 2019, 12:20 Nga DOSJA
Moska reagon ndaj Ramës për Kosovën: Absolutisht e papranueshme,

Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë e ka komentuar edhe qeveria ruse e cila është shprehur se është absolutisht e papranueshme. 

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e konsideron të papranueshme këtë deklaratë të Ramës.  Në konferencën me gazetarët Zakharova ka deklaruar sot se Rusia nuk mund të injorojë deklaratat e bëra nga kryeministri Rama, në lidhje me Kosovën.

“Ne konsiderojmë se retorika të tilla janë krejtësisht të papranueshme. Në të vërtetë, ka të bëjë me shkeljen e integritetit territorial të Serbisë dhe statusin e Rajonit Autonom të Kosovës në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, tha ajo, duke kërkuar edhe reagimin e Perëndimit, të NATO-s dhe të BE-së për “plane të këtilla gjeopolitike”. 

Burimi: b92

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll