Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli

26 Shkurt 2019, 12:27 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli

E veja e shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agollit është ndarë nga jeta ditën e sotme. Dosja.al mëson se Sadije Agolli ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare tek Neurologjia në QSUT, pas një hemoragjie cerebrale.

E veja e të shpallurit “Nderi i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” u nda nga jeta dy vite pas vdekjes së vetë shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Autori i dhjetëra veprave vdiq më 3 shkurt të vitit 2017 në moshën 85-vjeçare.

Sadija nuk ishte vetëm bashkëshortja e të madhit Agolli, por njëherazi lexuesja e tij e parë, redaktorja, shoqja e tij besnike e ditëve të bukura e të vështira. Ata kaluan të dy një lidhje dashurie prej 52-vitesh. Në dy-vjetorin e ndarjes nga jeta të të shoqit, Sadije Agolli shprehej se ende jetonte me kujtimet e tij, me veprat, porositë e personazhet aq të dashura për lexuesin. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndahet nga jeta sadije agolli shkrimtari dritero agolli ndahet nga jeta sadije agolli shkrimtari dritero agolli

Sondazh

Poll