Aktualitet

Protesta/ Lleshaj: Heqja e valëve s’është masë drastike. Asnjë fjalë për policët në arrati!

26 Shkurt 2019, 11:44 Nga DOSJA
Protesta/ Lleshaj: Heqja e valëve s’është masë

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar protestën urgjente të paralajmëruar nga opozita para parlamentit.

Lleshaj ishte në Komisariatin e Kinostudios, dhe i pyetur për masat e sigurisë, Lleshaj tha se policia do të bëjë detyrën.

Ministri nuk pranoi të sqaronte kush ishin “elementët e tretë” që policia paralajmëroi tek protesta e 21 shkurtit. Ministri nuk pranoi të bëjë komente për oficerët e Policisë dhe shefin e Policisë në Vlorë, që kanë mbi 2 vite në arrati pasi kërkohen për trafik droge. Gjergj Kohila, Jaeld Cela dhe Sokol Bode janë tre zyrtarët e policisë që ende s’janë arrestuar.

Prononcimi i Lleshajt:

Pyetje: Ministër, kush janë elementët e tretë që artikulohen nga poliia?

Sandër Lleshaj: Elementët e tretë janë elementët e tretë.

Pyetje: Keni ndonjë informacion për shumë drejtorë policie që janë në kërkim?

Lleshaj: S’ka shumë drejtorë policie në kërkim, janë disa oficerë.

Pyetje: A do të ketë masa drastike për protestën si heqja e valëve?

Lleshaj: Mbyllja e valëve s’është masë drastike kur bëhet fjalë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Deklarata e Lleshajt vjen pak orë para se opozita të nisë një protestë urgjente të thirrur para Parlamentit. (Lexo ketu).

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet heqja e valeve oficeret e arratisur protesta e opozites 26 shkurt sander lleshaj heqja e valeve oficeret e arratisur protesta e opozites 26 shkurt sander lleshaj

Sondazh

Poll