Aktualitet

Inovacion në Polici/ Veliu: S’ka më gjoba me bllok, 250 tableta për Policinë Rrugore

26 Shkurt 2019, 11:58 Nga DOSJA
Inovacion në Polici/ Veliu: S’ka më gjoba me bllok, 250 tableta

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka folur ditën e sotme gjatë një eventi për prezantimin e parametrave të sigurisë rrugore dhe pajisjen e Policisë Rrugore me 250 tableta.

Drejtori i Përgjithshem i Policisë së Shtetit tha se tashmë gjobat nuk do të vihen me blloqe por do të hidhen direkt në sistem me anë të tabletëve.

Pjesë nga fjala e Ardi Veliut:

Tashmë Policia e Shtetit, po synon arritjen e objektivit ambicioz për të përgjysmuar numrin e vdekjeve në rrugë midis 2010 dhe 2020 së bashku më të gjithë institucionet e tjera të administratës publike që kanë detyrime në fushën e sigurisë rrugore, që është objektiv i vendeve të BE-së dhe forcimin e mëtejshëm të parametrave të sigurisë rrugore.

Aktualisht janë hartuar projektet përkatëse për radarët, studimi për rifreskimin e trupës policore, aktet e nevojshme ligjore për ndryshimin e Kodit Rrugor dhe akteve të tjera nënligjore.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe pajisjes së strukturave të Policisë Rrugore me logjistikën e nevojshme, si edhe me motoçikleta apo automjete.

Në këtë kuadër është edhe pajisja e punonjësve të Policisë Rrugore me 250 sete (tabletë, printer dhe aksesorë), që është mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, duke mundësuar që gjithë veprimet, që aktualisht bëhen manualisht nga punonjësit e Policisë Rrugore për plotësimin e masës administrative në bllokun e gjobës të hidhen në tabletë, përmes aplikacionit.

Vënia në përdorim e këtyre pajisjeve rrit ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit të ofruar për qytetarët, njëherazi optimizon përdorimin e burimeve njerëzore nga Policia e Shtetit, pasi 80-90% e fletë-gjobës plotësohet automatikisht.

Sapo vendoset targa e automjetit të dhënat plotësohen automatikisht nga aplikacioni, gjoba ruhet direkt në sistem, duke eliminuar kohën e hedhjes manuale dhe duke kursyer burimet njerëzore, si dhe duke evituar gabimet gjatë hedhjes në sistemin e gjobave. Po ashtu qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë vlerën e gjobës online përmes e-Albania.

Gjithashtu punonjësit e policisë kanë mundësi që përmes aplikacionit të shohin drejtpërsëdrejti në sistem dhe të bëjnë verifikimet për debitorët, siguracionet, mjetet e vjedhura dhe personat në kërkim, pra veprime që më parë bëheshin nga Salla e Komandimit tani i ka në dorë vetë punonjësi i policisë.

Është trajnuar presoneli i IT në DVP-të, Njësia Operacionale dhe personeli i Drejtorisë së Policisë Rrugore, si dhe do fillojë menjëherë trajnimi i të gjithë efektivëve, që do të përdorin këto pajisje. Është plotësuar edhe baza ligjore, pasi është miratuar VKM-ja për gjobën elektronike.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi velii blloku i gjobave inovacioni ne polici tableta ardi velii blloku i gjobave inovacioni ne polici tableta

Sondazh

Poll