Aktualitet

Vrasja e shokut për një kapele/ Gjykata jep 20 vite burg për të dyshuarit, avokati: Do ta apelojmë

26 Shkurt 2019, 11:49 Nga DOSJA
Vrasja e shokut për një kapele/ Gjykata jep 20 vite burg për

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për të dyshuarit e vrasjes së Hermes Beqirit. Gjykata ka shpallur fajtor Elvis Hoxhajn i cili dyshohej të kishte kryer vrasjen dhe Ditmir Harifin në rolin e bashkëpunëtorit dhe i dënoi përkatësisht me 12 dhe 8 vite burg seciliin.

Pas vendimit të dhënë Nga Gjykata e Shkodrës avokati i palës së akuzuar Kreshnik Kolndreaj në një deklaratë për mediat është shprehur se do ta apelojnë dënimin. Sipas avokatit Kolndreajt, vendimi i Gjykatës është i padrejtë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që vërteton se Hoxhaj e kreu vrasjen.

Ndërkohë në seancën e 26 të gjyqit për vrasjen e Hermes Beqirajt të dy të akuzuarit janë rrëfyer lidhur me krimin e kryer natën e 4 nëntorit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se njëri prej të autorëve të akuzuar, Elvis Hoxhaj u shpreh se nuk e kishte kryer ai vrasjen, ndërsa shoku i tij rrëfeu gjithë ngjarjen duke kërkuar falje dhe mëshirë.

Dëshmia e dhënë nga i pandehuri, Ditmir Harifi nëpërmjet avokatëve të tij Fatbardh Kadria dhe Anton Kosteri ka ‘fundosur’ Hoxhajn. Harifi tregoi me detaje gjithçka që kishte ndodhur natën e krimit.(Lexo të plotë)

Hermes Beqiri u plagos rëndë me armë zjarri më datë 4 nëntor të vitit 2017, duke ndërruar jetë të nesërmen në spital. Gjithçka ka nisur nga një lojë për një kapele. Menjëherë pas ngjarjes, policia e Shkodrës arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me pasojë vdekjen, Elvis Hoxhajn, atë kohë 17 vjeç. Bashkë me të, blu-të arrestuan edhe shokun e tij, Ditmir Harifin, 17 vjeç i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Në momentin e arrestimit Hoxhaj u arrestua teksa ende në dorë mbante në dorë automatikun me të cilin kishte kryer edhe vrasjen.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ditmir harifi elvis hoxhaj gjykata e shkodres hermes beqiri kreshnik kolndreaj vrasja per nje kapele ditmir harifi elvis hoxhaj gjykata e shkodres hermes beqiri kreshnik kolndreaj vrasja per nje kapele

Sondazh

Poll