Aktualitet

U shpall në kërkim për vrasjen e fqinjit, vetëdorëzohet në polici Ndue Zefi

26 Shkurt 2019, 11:15 Nga DOSJA
U shpall në kërkim për vrasjen e fqinjit, vetëdorëzohet

Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës Ndue Zefi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e fqinjit të tij, Martin Ndreca në Durrës. Dosja.al mëson se Zefi u vetëdorëzua këtë mëngjes në policinë e Shkodrës ku ka pranuar autorësin e krimit dhe ka treguar edhe venin ku ka fshehur armën, me të cilën sipas tij ka kryer vrasjen e Ndrecës, 45 vjeç. Tashmë pritet të bëhet transportimi i Zefit në policinë e Durrësit.

Ndue Zefi 37 vjeç ishte shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohej se kishte vrarë me armë zjarri fqinjin e tij, shtetasin Martin Ndreca 45 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në zonën e ish-kënetës në Durrës.(Lexo këtu)

45-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë nga Policia e Durrësit. Dosja.al mëson se viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë së bashku në një lokal në Durrës, ku ka nisur edhe një konflikt banal mes tyre pak para vrasjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet martin ndreca ndue zefi policia e shkodres vetedorezohet autori vrasje ne durres martin ndreca ndue zefi policia e shkodres vetedorezohet autori vrasje ne durres

Sondazh

Poll